Këmbimi valutor, Euro dhe paundi e nisin javën dobët. Dollari amerikan fluturon
Valuta e Eurozonës e ka nisur javën në vlerë më të ulët prej disa muajsh kundrejt lekut, duke u shitur me 133 lekë dhe blerë më 133.7 lekë. Rënia vjen në një kohë që Euro ka raportin më të dobët të këmbimit me dollarin amerikan që prej muajit Korrik.
Rezultati negativ i Euros është reflektim i performancës së ekonomisë së eurozonës, e cila gjatë muajit tetor ngadalësoi ritmin e rritjes.
Në një rënie të theksuar ndërkohë e ka nisur javën paundi britanik, i cili ka humbur 0.2 pikë në raport me lekun, duke u këmbyer për 149.8 lekë. Megjithatë valuta e Mbretërisë së Bashkuar ndodhet ne vlera shumë më të larta se gjatë periudhës së verës, edhe pse ende larg niveleve të para referendumit për daljen nga BE.
Ndërkohë dollari amerikan vijon ngjitjen, e favorizuar nga performanca e mirë kundrejt valutave aziatike dhe politikave në shtrëngim të Rezervave Federale. Dollari gjendet kështu në vlerën më të lartë kundrejt lekut prej muajit Korrik, ndërsa ditën e hënë ka shtuar 0.3 pikë kundrejt monedhës shqiptare.
Sa i takon valutave të tjera, Franga zvicerane e ka nisur javën e pandryshuar, ndërsa Dollari australian dhe ai kanadez kanë pësuar një ulje me përkatësisht 0.3 lekë dhe 0.8 lekë.
Valuta | Shitet | Blihet |
EUR/ALL | 133.00 | 133.70 |
USD/ALL | 114.50 | 115.30 |
GBP/ALL | 149.80 | 150.70 |
AUD/ALL | 87.50 | 88.50 |
CAD/ALL | 89.50 | 90.50 |
CHF/ALL | 114.00 | 115.00 |
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.