Këmbimi valutor/ Euro i palëvizshëm kundrejt lekut. Dobësohen valutat e tjera

Referuar të dhënave të Credins Bank, Euro vazhdon edhe sot të jetë i palëvizshëm në kuotën e 123 lekëve.
Nga ana tjetër kemi një rënie të lehtë të monedhave të tjera kryesore të tregut, konkretisht një zbritje prej 0.2 pikë për Dollarin Amerikan i cili kap vlerën e 109.6 lekëve.
Franga Zvicerane ka pësuar një rënie me 0.5 pikë duke u kuotuar sot me 107.5 lekë.
Ndërkaq Paundi Britanik ka ulur vlerën e tij me 0.3 pikë duke u këmbyer sot me 143.7 lekë.
Për sa i përket Dollarit Kanadez ka mbetur i pandryshuar në vlerën e 81.3 lekëve sikurse ditën e djeshme.
Sakaq rënie ka shënuar dhe Dollari Australian me 0.3 pikë duke kapur vlerën e 76.7 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.