Këmbimi Valutor / Euro kap vlerën e tij më të ulët që prej janarit. Në luhatshmëri dhe monedhat e tjera.

Euro e ka nisur ditën e sotme sërish në rënie, duke shënuar vlerën e tij më të ulët që prej muajit janar të këtij viti në kuotën e 122.8 lekëve.
Dollari Amerikan ka pasur një zbritje me 0.2 pikë duke u këmbyer sot me 109.5 lekë, ndërsa Paundi Britanik ka mbetur në të njëjtat vlera duke u kuotuar edhe sot në 141.5 lekë.
Ndërkaq Franga Zvicerane, sipas të dhënave të Credins Bank, ka pësuar një ulje të lehtë me 0.1 pikë duke kapur vlerën e 108.5 lekëve.
Dollari Kanadez rezulton në rritje duke arritur në vlerën e 81.4 lekëve, nga ana tjetër Dollari Australian ka shënuar një rënie me 0.3 pikë duke arritur në vlerën e 75.5 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.