Këmbimi valutor, euro mbetet në vend – Rriten franga zvicerane dhe stërlina

Mëngjesin e së premtes, në tregun vendas valutor, janë regjistruar luhajte të lehtë në kursin e monedhave kryesore të huaja. Teksa euro vijon të mbetet e fiksuar në kuotën e 126 lekëve, luhatjet minimale ditore orientojnë drejt mundësisë për një rritje të lehtë javën e ardhshme.
Në rritje të lehtë u regjistrua vlera e paundit britanik, i cili ka fituar 0.2 lekë për njësi që prej ditës së enjte. Stërlina arriti në një prej kuotave më të larta të javës, në 140.2 lekë në blerje dhe 141.2 lekë në shitje, por përsëri shqetësimi i Brexit peshon mbi ecurinë e valutës.
Nga ana tjetër, dollari amerikan u zhvlerësua me 0.2 pikë, pasi investitorët mësuan se mund të jetë Japonia vendi i radhës me të cilin presidenti amerikan Donald Trump do të kryejë bisedime për çështje tregtare.
Sa i takon valutave të tjera, dollari asutralian humbi 0.2 lekë për njësi, ndërsa dollari kanadez fitoi 0.3 lekë për njësi. Rritja më e madhe i takon frangës zvicerane, e cila u ngrit me 0.6 lekë, tashmë në kuotën e 112.3 lekëve, vlera më e lartë që prej muajit Maj.
EUR/ALL 126.00 -126.80
USD/ALL 108.30 -109.00
GBP/ALL 140.20 – 141.20
AUD/ALL 77.50 – 78.50
CAD/ALL 82.30 – 83.00
CHF/ALL 112.30 – 113.00
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.