Këmbimi valutor/ Euro në nivele të ulta rekord, rënie edhe për monedhat e tjera

Në tregun valutor vendas euro ë nivele të ulta rekord, blihet me 131.20 lekë dhe shitet me 131.80 lekë. Në këto nivele dukës se do të qëndrojë në një afat të shkurtër.
Dollari amerikan gjithashtu në rënie, blihet me 106 lekë dhe shitet me 107 lekë. Duken nivele tepër të ulta, për dollarin amerikan investitorët kalojnë në blerje pasi parashikohet rritje në nivelin e 110 lekëve.
Paundi britanik blihet me 148.30 lekë dhe shitet me 149.20 lekë. Parashikojmë rritje të mëtejshme në tregun e kësaj monedhe, deri në nivelin e 150 lekë. Dollari australian blihet me 83.20 lekë dhe shitet me 84 lekë.
Dollari kanadez ka vijuar sërish në rënie, pasi javën e kaluar kjo monedhë pati një luhatje tepër të lartë, shënojë zhvlerësim me 4 për qind dhe shënojë sërish rritje me 3 për qind. Dollari kanadez po kryen të njëjtën veprim edhe gjatë kësaj jave, blihet sot 81.80 lekë dhe shitet me 82.70 lekë. Parashikojmë rritje në nivelin e 84 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.