Këmbimi valutor, euro në nivelin më të lartë të tre muajve – Dollari amerikan larg normës së javës së kaluar

Tregu vendas i këmbimit valutor gjatë ditës së martë vazhdon të pasqyrojë momentin e mirë të euros në bursat ndërkombëtare. Valuta e përbashkët europiane ka fituar shumë terren për shkak të parashikimeve të mira për ekonominë e eurozonës, si edhe prej pritshmërive që BQE do të reduktojë stimujt masivë monetarë.
Sot, euro gjendet në nivelin e 133.6 lekëve, ose 0.6 pikë më lart ndaj monedhës vendase krahasuar me ditën e premte.
Nga ana tjetër, forcimi i euros duket se ka shkaktuar një tkurrje të vlerave të valutave të tjera kryesore.
Dollari gjendet sot rreth 1.4 pikë më poshtë ndaj lekut, në raport me kursin e ditës së premte. Monedha amerikane është ende në fazë rikuperimi, pasi preku të hënën pikën më të ulët të tre viteve të fundit kundrejt 6 monedhave kryesore.
Paundi britanik të martën këmbehet me 150 lekë, 0.5 pikë më shumë kundrejt javës së kaluar, por duke u gjendur sërish në nivele të qëndrueshme që vijojnë që prej muajit Shtator.
I pandryshuar ka mbetur kursi i frangës zvicerane, valutë e cila vazhdon të këmbehet për 113 lekë. Ndërsa valutat e tjera regjistrojnë humbje. Dollari australian është lehtësisht në rënie, 0.2 pikë më poshtë ndaj lekut në krahasim me javën e shkuar, ndërsa dollari kanadez ka një rënie më të madhe me 0.8 pikë ndaj lekut.
Valuta | Shitet | Blihet |
EUR/ALL | 133.60 | 134.20 |
USD/ALL | 109.00 | 109.60 |
GBP/ALL | 150.00 | 151.50 |
AUD/ALL | 86.50 | 87.30 |
CAD/ALL | 87.00 | 88.50 |
CHF/ALL | 113.00 | 114.00 |
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.