Këmbimi valutor/Euro në rënie të lehtë, qëndrueshëm Paundi britanik

Në tregun valutor vendas, euro sot në rënie të lehtë, krahasuar me ditën e djeshme. Blihet sot me 126 lekë dhe shitet 126.60 lekë.
Në tregun e monedhës amerikane ka luhatshmëri. Një dollar sot blihet me 107 lekë dhe shitet me 107.50 lekë.
Paundi britanik këmbehet në të njëjtat vlera nga dita e martë. Blihet sot me 140.50 lekë dhe shitet me 141.50 lekë. Një rënie me 0.5 lekë nga fillimi i javës.
Monedhat e tjera, si dollari Australian, ai kanadez dhe franga zvicerane prej ditës së hënë këmbehen qëndrueshëm në të njëjtat vlera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.