Këmbimi valutor, Euro nis javën dobët – Marrëveshja me BE lehtëson paundin britanik

Java në tregun e këmbimit valutor ka nisur me një zhvlerësim të lehtë të monedhës europiane ndaj asaj vendase. Një euro këmbehet ditën e hënë për 133.2 lekë, një rënie prej 0.1 pikë kundrejt nivelit të ditës së enjte.
Megjithatë pritshmëritë e ekspertëve, bazuar në rritjen e fundi të raportuar nga BQE, flasin për një ngritje të valutës së eurozonës gjatë javëve në vijim. Inflacioni i parashikuar, bisedimet me Britaninë, por edhe masat që pritet të merren për lehtësimin e prezantimit të euros në Kroaci, pritet të ndikojnë në këtë ngritje.
Tratativat për çështjen “Brexit” ndërkohë i kanë dhënë një mbështetje të fortë paundit, i cili kundrejt lekut gjendet në nivelet më të lartë të dy muajve të fundit.
I pandryshuar krahasuar me javën e kaluar paraqitet edhe dollari amerikan, në pritje të qartësimit të politikave të rezervave federale, të cilat pritet të ngrenë normat e interesit gjatë takimit dy ditor që do të përfundojë në mesjavë.
Sa i takon valutave të tjera, ato janë dobësuar krahasuar me lekun. Dollari australian ka rënë me 0.1 pikë, ndërsa dollari kanadez dhe franga zvicerane kanë rënë të dyja me nga 0.3 pikë.
Valuta | Shitet | Blihet |
EUR/ALL | 133.20 | 133.70 |
USD/ALL | 113.00 | 113.70 |
GBP/ALL | 151.00 | 151.80 |
AUD/ALL | 84.70 | 85.50 |
CAD/ALL | 87.80 | 88.50 |
CHF/ALL | 113.70 | 114.50 |
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.