Këmbimi valutor, euro qëndron e fortë – Dollari amerikan dhe paundi britanik rrisin vlerën ndaj lekut

Tregu vendas i këmbimit valutor është hapur ditën e mërkurë me një forcim të lehtë të disa prej monedhave kryesore ndaj valutës vendase. Si dollari amerikan, ashtu edhe paundi britanik kanë fituar terren, ndërsa rezultate pozitive ka patur edhe për dollarin australian dhe atë kanadez.
Pavarësisht dobësimit ndaj euros, valuta e Shteteve të Bashkuara ka fituar plot 0.3 pikë ndaj lekut, pasi preku nivelet më të ulëta të javëve të fundit gjatë ditës së hënë.
Nga ana tjetër, euro vazhdon të jetë e fortë dhe këmbehet për 133.6 lekë. Pritshmëritë pozitive të investitorëve mbi ekonominë e eurozonës kanë rritur vlerën e kësaj valute dhe tashmë qëndron në nivelet më të larta prej muajit shtator.
Paundi britanik është valuta me luhatjen më të madhe ditën e sotme, duke fituar plot 0.5 pikë kundrejt lekut.
Ndërkohë, e pandryshuar mbetet vlera e frangës zvicerane, e cila ditën e mërkurë tregtohet për 113 lekë. Ndryshe nga monedhat e tjera, valuta zvicerane duket se nuk po arrin të rekuperojë humbjet ndaj lekut të pësuara gjatë festave të fundvitit.
Valuta | Shitet | Blihet |
EUR/ALL | 133.60 | 134.20 |
USD/ALL | 109.00 | 109.60 |
GBP/ALL | 150.00 | 151.50 |
AUD/ALL | 86.50 | 87.30 |
CAD/ALL | 87.00 | 88.50 |
CHF/ALL | 113.00 | 114.00 |
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.