Këmbimi valutor/Euro sërish në rënie, Dollari amerikan po forcohet

Në tregun valutor vendas, ashtu siç edhe kemi parashikuar euro në rënie. Sot blihet me 131.60 lekë dhe shitet me 132.20 lekë. Javën e ardhshme duket se do bie edhe në nivele më të ulta.
Dollari amerikan në rritje, blihet me 106.80 lekë dhe shitet me 107.50 lekë.
Nga dita e djeshme dollari amerikan është rritur, ndërsa parashikohet forcim drejt nivelit të 110 lekëve.
Puandi britanik blihet me 147.50 lekë dhe shitet me 148.50 lekë. Kjo monedhë është në luhatshmëri të kufizuar, ku parashikohet lehtësisht rritje në nivelin e 150 lekë.
Dollari australian ka reaguar pozitivisht, në rritje gati me 1 për qind krahasuar me ditën e djeshme. Blihet sot me 83.30 lekë dhe shitet me 84.20 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.