Këmbimi valutor/Euro shënon rënie, Dollari amerikan po rimëkëmbet
Në tregun valutor vendas euro ditën e sotme shënon rënie krahasuar dhe me javën e kaluar. Euro nga 132.70 lekë javën e kaluar, sot, në fillim të kësaj jave blihet me 132.30 lekë dhe shitet me 132.90 lekë.
Duket se rënia e euros nuk po ka të ndaluar, mund të shikojmë nivele edhe nën 132 lekë. Dollari amerikan në rimëkëmbje krahasuar më ditën e premte. Blihet me 106.30 lekë dhe 107.30 lekë. Parashikohet vlerësim drejt nivelit të 108 lekëve.
Paundi britanik sot blihet me 149 lekë dhe shitet me 150 lekë. Tregu i paundit britanik do të shënojë luhatshmëri sërish midis nivelit të 148 lekë dhe në rritje drejt nivelit të 151 lekë.
Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.