Këmbimi valutor/Euro tendencë në rritje, Dollari amerikan mund të zhvlerësohet

Në tregun valutor vendas sot java është hapur lehtësisht në rritje. Euro blihet me 126.80 lekë dhe shitet me 127.50 lekë. Duket se nivelet minimale mund të kenë marrë fund, do të shikojmë një euro në rritje, lehtësisht drejt nivelit të 128 lekë brenda dy ditëve.
Dollari amerikan blihet me 106 lekë dhe shitet me 107 lekë. Edhe pse euro kundrejt lekut mund të rritet, dollari amerikan kundrejt lekut mund të shënojë zhvlerësim të lehtë, për shkak se pritet dobësim në tregjet ndërkombëtare.
Paundi britanik tregtohet në blerje me 143.80 lekë dhe shitet me 144.50 lekë. Monedha britanike do të jetë në trajektore në rritje, në nivelin e 146 lekëve shumë shpejt.
Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.