Këmbimi valutor/Euro vazhdon rënien, Paundi britanik në luhatshmëri

Në tregun valutor vendas euro blihet me 133.40 lekë dh shitet me 134.10 lekë. Euro ka ardhur në rënie që nga java e kaluar dhe do të vijojë edhe gjatë kësaj jave në rënie, drejt nivelit të 133.30 lekë.
Në këto momente dollari amerikan blihet me 109 lekë dhe shitet me 109.80 lekë. Dollari amerikan në një monedhë tej e zhvlerësuar, tregon oportunitet për investitorët vendas dhe të huaj. Dollari amerikan parashikohet për këtë javë drejt nivelit të 111 lekë.
Paundi britanik blihet me 151.40 lekë dhe shitet me 152. Lekë. Edhe paundi britanik një monedhë që ka ofruar oportunitet në rritje, nga 149.50 lekë, paundi britanik është rritur me gati 2 për qind. Parashikohet luhatshmëri midis nivelit 150.50 lekë dhe nivelit të sipërm t3 153 lekë.
Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.