Këmbimi valutor/ Euro vazhdon të zhvlerësohet, rritje të lehtë për Dollarin amerikan

Në tregun valutor vendas euro nuk po ndalet në anën e zhvlerësimit, blihet sot me 130.50 lekë dhe shitet me 131.30 lekë. Euro ka shënuar rënie nga niveli mesatar i 133.50 lekë në nivelin e 130.50 lekë në gati në muaj, rënie tepër e larte e euros, dhe diçka që mund të vijojë akoma në rënie drejt 130 lekëve.
Në këto momente dollari amerikan blihet me 106 lekë dhe shitet me 107 lekë. Dollari amerikan parashikohet lehtësisht në forcim, drejt nivelit të 107.50 lekë.
Paundi britanik blihet me 148 lekë dhe shitet me 149 lekë. Kryesisht paundi britanik ka ngecur në këto nivele për shkak të zhvlerësimit ë euros kundrejt lekut. Parashikojmë rritje drejt nivelit në 150 lekëve.
Dollari australian i zhvlerësuar me gati minus 1.5 për qind, nga dita e premte. Blihet me 81.50 lekë dhe shitet me 82.50 lekë.
Dollari kanadez sot blihet me 80.80 lekë dhe shitet me 81.50 lekë. Për të dyja këto monedha parashikohet rritje ën ditët në vijim.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.