Këmbimi valutor/Leku rifiton terren – Rënie e fortë për monedhat e huaja
Dita e premte ka pasur ndryshime drastike për monedhat e huaja të cilat janë shfuqizuar nga monedha vendase.
Sipas të dhënave nga CREDINS Bank, monedha e Eurozonës ka rënë me plot 1.3 pikë duke arritur kështu në kuotën e 123 lekëve në blerje dhe 124 lekëve në shitje.
Dollari është rrëzuar ditën e sotme me 1 pikë duke arritur kështu në kuotën 109.8 lekëve. Paundi Britanik ka pësuar rënien më të madhe ndër monedhat e njohura duke rënë me plot 1.5 pikë, ndikuar edhe nga tensionet e Brexit, duke arritur kështu në kuotën e 142 lekëve.
Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare Dollari australian ka rënë gjatë ditës së sotme duke u këmbyer në pikat e këmbimit valutor me 77.5 pikë. Gjithashtu kanë pësuar rënie edhe Dollari kanadez dhe Franga zvicerane, duke arritur kështu përkatësisht në kuotën e 82 lekëve dhe 108.5 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.