Këmbimi valutor/ Monedhat e huaja nuk ndalin rënien nga dita e mërkurë
Në tregun valutor vendas euro vazhdon në rënie. Blihet sot me 125.70 lekë dhe shitet me 126.40 lekë. Dollari amerikan ka vijuar në rënie të thellë nga dita e djeshme, siç edhe parashikohej.
Nga 108.80 lekë dollari amerikan blihet sot 107.20 lekë, dhe shitet me 108 lekë. Parashikohet rënie e mëtejshme, në 106.70 lekë.
Paundi britanik blihet me 143 lekë dhe shitet me 144 lekë. Edhe pse euro ka shënuar rënie kundrejt monedhës vendase lekë, paundi britanik do të ketë reagime pozitive drejt niveleve më të larta, 146 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.