Këmbimi valutor/ Paundi nuk ndal hovin – Dollari i qëndrueshëm, euro tenton të rritet

Dita e martë ka nisur pozitive disa nga monedhat ndërkombëtare ndërsa për sa i përket pjesës tjetër të tyre nuk ka pasur ndryshime.
Monedha e Eurozonës ka pësuar një rritje të lehtë prej 0.1 pikë krahasuar me ditën e djeshme. Sipas të dhënave nga CREDINS Bank, euro ka arritur në kuotën e 124.8 lekëve.
Rritje ka pësuar edhe Sterlina e cila ka kapur kuotën e 145.6 lekëve duke u rritur kështu me plot 0.8 lekë. Paundi britanik ka pasur luhatje tepër të mëdha për shkak të tensioneve të Brexit, megjithatë ditët e fundit ka pësuar vetëm rritje.
Nga ana tjetër, Dollari ka qëndruar në të njëjtat vlera këtë të martë duke mos pësuar aspak luhatje si monedhat e tjera. Dollari këmbehet gjatë ditës së sotme në [pikat e këmbimit valutor në kuotën e 110.2 lekëve.
Për sa i përket monedhave të tjera Dollari kanadez nuk ka pësuar ndryshime duke vazhduar të qëndrojë në kuotën e 82 lekëve dhe po ashtu edhe Franga zvicerane nuk ka pasur luhatje duke vazhduar të qëndrojë në ritmin e 110.8 lekëve. Megjithatë, ai që ka pësuar një rritje është Dollari australian duke kapur kuotën e 78.5 lekëve, plot 0.5 pikë me tepër nga dita e djeshme.
E.T/SCAN
SCAN Media, vjen aplikacioni i ri!
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.