Këmbimi valutor, Paundi nuk ndal vrullin – Në rritje edhe Euro e Dollari amerikan
Tregu i këmbimit valutor vendas ka regjistruar një rritje të të gjitha monedhave kryesore ndërkombëtare, të cilat kanë vijuar të zhvlerësojnë lekun edhe gjatë ditës së sotme.
Paundi britanik vijon të forcohet akoma më tej kundrejt monedhës kombëtare duke mos ndalur vrullin as ditën e mërkurë. Valuta britanike është rritur me plot 1.2 lekë për njësi për t’u ngjitur kështu në kuotën e 141.7 lekëve.
Valuta e eurozonës nga ana tjetër po ashtu po përpiqet të rikuperojë humbjet. Euro ka regjistruar një rritje prej 0.3 lekë për njësi kundrejt lekut dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 124.4 lekë në blerje dhe 125 lekë në shitje.
Të njëjtin trend rritës ka ndjekur edhe valuta amerikane, ku dollari është forcuar lehtë me po 0.3 lekë për njësi. Monedha këmbehet gjatë ditës së mërkurë për 109.5 lekë në blerje dhe 110.3 lekë në shitje.
Rritje kanë regjistruar të mërkurën njëkohësisht edhe monedhat e tjera të huaja. Dollari australian dhe ai kanadez kanë zhvlerësuar minimalisht lekun me 0.3 pikë dhe këmbehen sot përkatësisht për 78 dhe 82 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane është ngjitur në kuotën e 109.6 lekëve, duke rifituar 0.2 pikë krahasuar me një ditë më parë.
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.