Këmbimi valutor/ Rritet Dollari amerikan – Bien Euro dhe Paundi britanik
Ditën e sotme në tregun vendas të këmbimit valutor janë regjistruar sërish luhatje të vlerës së valutave kryesore. Monedha europiane vijon trendin rënës edhe gjatë ditës së enjte. Euro zbriti sot në nivelin e 125.2 lekëve në blerje dhe 126 lekëve në shitje, duke humbur 0.2 lekë për njësi .
Paundi britanik po ashtu është dobësuar lehtë ndaj lekut me plot 0.1 pikë. Sterlina këmbehet sot për 141 lekë në blerje dhe 141 .8 lekë në shitje.
Ndërkohë, është forcuar ndjeshëm ndaj monedhës vendase gjatë ditës së sotme dollari amerikan. Valuta e SHBA-së është rritur me plot 0.5 lekë për njësi ndaj lekut, duke arritur në nivelin e 109 lekëve.
Ndërsa, sa i takon valutave të tjera, dollari australian është zhvlerësuar me 0.5 lekë për njësi, duke zbritur në kuotën e 77 lekëve në blerje dhe 78 lekëve në shitje. Dollari kanadez dhe franga zvicerane, ndërkohë nuk kanë pësuar ndryshime në vlerë nga një ditë më parë dhe qendrojnë respektivisht në kuotën e 84.5 dhe 109.8 lekëve.
EUR/ALL 125.20 -126.00
USD/ALL 109.00 -110.00
GBP/ALL 141.00 – 141.80
AUD/ALL 77.00 – 78.00
CAD/ALL 84.50 – 85.50
CHF/ALL 109.80 – 110.50
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.