Këmbimi valutor/ Rritet Paundi, bie lehtësisht Dollari – Euro e qëndrueshme
Dita e martë ka shënuar rritje të disa prej monedhave të huaja krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas të dhënave nga CREDINS Bank, Dollari ka pësuar një rënie të lehtë prej 0.2 pikë duke arritur në kuotën e 109.3 lekëve në blerje dhe 110.2 lekëve në shitje.
Rritje duke se ka edhe Paundi Britanik i cili ditët e fundit ka pësuar vetëm rënie si pasojë e tensioneve të Brexit. Megjithatë duket se Sterlina po përpiqet të rimarrë veten duke u rritur lehtësisht me 0.4 pikë. Sterlina këmbehet gjatë ditës së sotme në pikat e këmbimit valutor në kuotën e 142 lekëve.
Nga ana tjetër ajo që duket se nuk ka pësuar asnjë ndryshim është monedha e eurozonës. Euro gjatë ditës së sotme ka vazhduar të mbetet në të njëjtat vlera. Euro këmbehet sot në kuotën e 123.2 lekëve.
Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare duket se përveç Frangës zvicerane e cila vazhdon të mbetet në të njëjtat nivele duke vazhduar qëndrimin në kuotën e 107.23 lekëve, situata është e ndryshme për Dollarin australian dhe atë kanadez. Dollari australian dhe ai kanadez kanë pësuar rritje ditën e sotme duke u këmbyer kështu përkatësisht në kuotën e 77.7 dhe 81.7 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.