Këmbimi valutor/ “Zhvlerësohet leku” – Rriten Euro, Dollari dhe Paundi
Dita e martë ka nisur me luhatje të ndryshme në tregun valutor.
Sipas të dhënave nga CREDINS Bank monedha e eurozonës ka pësuar rritje gjatë ditës së sotme duke u rritur me 0.2 pikë. Euro këmbehet sot në pikat e këmbimit me 124 lekë. Dollari është rritur gjithashtu me 0.3 lekë duke kapur kuotën e 109.5 lekëve.
Rritje ka pësuar edhe Paundi britanik pavarësisht luhatjeve dhe tensioneve të ndryshme të Brexit. Ende nuk dihet se çfarë fati do të ketë dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian.
Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare ndryshe nga monedhat kryesore, kanë pësuar një zhvlerësim kundrejt lekut. Dollari austrialian ka rënë me 0.2 lekë duke arritur në kuotën e 78 lekëve. Dollar kanadez po ashtu ka rënë me 0.2 lekë duke arritur në kuotën e 81.5 lekëve. Franga zvicerane nga ana tjetër duket se është e vetmja që nuk ka pësuar rënie duke vazhduar të qëndroje në të njëjtat nivele.
Franga këmbehet ditën e sotme në kuotën e 109 lekëve.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.