Kemi hyrë në epokën e biznesit të paligjshëm të lojërave të fatit online. Ja se si funksionojnë
Në ‘Letrën e Vjedhur’, Edgard Allan Poe mëson se mënyra më e mirë për të fshehur diçka është ta vendosësh atë në mënyrë sa më evidente. Një mësim që organizatorët e lojërave të fshehta të fatit e kanë mësuar mirë. Në vend që të fshiheshin në bodrum, ata lëvizën në internet masivisht gjatë pandemisë. Brenda tij aplikacionet e lojërave të fatit shkarkohen në disa sekonda dhe mund të arrihen me shumë pak klikime.
Në grupe në rrjetet sociale që sponsorizojnë turne, tarifa hyrëse dhe çmime parash pa shumë hezitime. Në bisedat e WhatsApp për të rënë dakord për pjesëmarrjen dhe shkëmbimin e tarifave të anëtarësimit, shumë e lehtë. Nga ana tjetër, kush ka interes të mbyllë apo frenoj një lumë parash që, në këtë mënyrë, u shpëton kontrolleve të autoriteteve fiskale dhe tatimore?
Falë dëshmisë së një burimi, i cili përmes platformës WiredLeaks raportoi anonimisht në stafin tonë të redaksisë rregullat e angazhimit të këtyre vendeve të lojërave të fatit në internet, edhe ne ishim në gjendje të uleshim në tryezën e lojërave, duke kontrolluar skemat dhe truket e përdorura për të organizuar lojërat e jashtëligjshme të pokerit. Një zonë gri ku, siç konfirmohet nga hetimet nga Policia dhe Guardia di Finanza, bota e krimit ka një jetë të lehtë për të pastruar para.
Skema është e thjeshtë, siç na tregon burimi ynë: “Me ardhjen e pandemisë, ‘bixhozxhinjve’ dhe menaxherëve të lokaleve të lojërave të fatit u është dashur të përshtaten dhe i kanë sjellë këto aktivitete në internet: me aplikacione për smartphone dhe faqet e internetit të ‘parregulluara’”.
Në aplikacionet ju vendosni ‘bast’ para të rreme vetëm në dukje, sepse ata që organizojnë turnet e pokerit i kërkojnë ato realisht dhe paraprakisht. Përmes pagesave përmes Paypal, kuponëve të dhuratave dixhitale ose mbushjeve telefonike ju paguani detyrën e hyrjes (shpesh e shënuar në posterat e turneve të rrjetit social, pa specifikuar megjithatë që njësia e matjes është në euro) dhe ju e gjeni veten me fisha/xhetona ose kredite ekuivalente për shumën e shpenzuar.
Në këtë mënyrë, burimi thotë, “ju jeni të lirë të luani para të vërteta në internet pa kaluar ndonjë kontroll”. Një sistem në dritën e diellit që heq paratë nga vëzhgimi i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve dhe nga ato të të ardhurave, duke i vendosur ato në një qark alternativ ndaj llogarive rrjedhëse të rregulluara, të imponuara në Itali për kompanitë që kanë marrë koncesione për lojëra ligjore pikërisht për monitorimin e transaksioneve. (Wired)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.