Kënaqësia në punë, ja cilët janë faktorët më të rëndësishëm

Kur bëhet fjalë për të negociuar për një punë apo për një pozicion më të lartë në kompani bëhet fjalë vetëm për paratë apo jo? Por kjo mënyrë e të menduarit është më e gabuara. Një analizë e re nga Glassdoor konstaton se kur iu rritet paga punonjësit kujdesen më pak për kompensimin dhe paketat e përfitimeve dhe më shumë në lidhje me kulturën e kompanisë dhe vlerat e saj, cilësinë e lidershipit dhe mundësitë për të bërë karrierë. Sipas një hulumtimi të kryer për të kuptuar se kush nga faktorët më poshtë është më i rëndësishëm ndërkohë që na rritet rroga?
Mundësia për karrierë
Kompensimi dhe përfitimet
Vlerat dhe kultura
Lidershipi i lartë
Balanca jetë-punë
Vështrim i përgjithshëm mbi biznesin
Rezultoi se lidershipi i lartë dhe mundësitë për të bërë një karrierë ja rrisin kënaqësinë punonjësve. Megjithatë, tre gjëra bëhen më pak të rëndësishme ndërkohë që iu rritet rroga; balanca jetë-punë, kompensimi apo përfitimet dhe vështrimi I përgjithshëm mbi biznesin. Ky studim zbuloi gjithashtu se paga e lartë është e rëndësishme por nuk e ble lumturinë profesionale. Punëkërkuesit duan të gjejnë një kompani që ndan vlerat kulturore, që ofron një hark kuptimplotë në karrierë dhe të ketë udhëheqës të lartë të cilët ti mbështesin dhe ti besojnë.
Pra, duhet ta keni parasysh të gjithë ju punëdhënës, kultura dhe vlerat kanë rëndësi më së shumti.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.