Keni kuriozitet të dini se cili është dhe ku ndodhet kanioni më i thellë në botë? Ja cilët destinacione turistike e shoqërojnë?
Zona e piktoreske “Grand Canyon” në lumin Yanglung Zangbo në Tibet, njihet si kanioni më i thellë në botë. “Yarlung Zangbo Grand Canyon” është 504 km i gjatë dhe është një atraksion turistik kombëtar në Tibet.
Kanioni, Pallati Potala dhe Mt. Qomolangma konsiderohen tre destinacionet turistike më të rëndësishme në Tibet.
Por për shkak të shqetësimeve mbi kushtet e sigurisë, ky kanion është mbyllur përkohësisht ditët e fundit. Lajmi është dhënë nga mediat kineze, ku ndër të tjera thonë se reshjet e vazhdueshme kanë bllokuar disa akse rrugore dhe zyra e administratës njoftoi në një deklaratë se ka vendosur të mbyllë menjëherë zonën.
“Udhëtarët që planifikojnë të mbërrijnë në Tibet, duke ngarë makinën, çiklistët apo edhe alpinistët paralajmërohen vazhdimisht për problemet e mundshme gjeologjike të zonës”, shkruajnë mediat në Kinë.
Me një thellësi maksimale prej 6,009 metrash, Grand Canyon Yarlung Zangbo përmban një larmi të pasur të specieve dhe peizazhe mjaft piktoreske.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.