Kërcënimi nga populizmi? Ekspertët e ekonomisë: Shqiptarët nuk gënjehen lehtë

Kërcënimi nga populizmi dhe ndikimi i këtyre lëvizjeve në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit ishin disa nga temat e diskutuara në Forumin e Tiranës për Lirinë Ekonomike mes përfaqësuesve nga politika dhe fusha akademike.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, tha se shqiptarët janë të mbrojtur nga ndikimi i lëvizjeve populiste kjo falë edhe eksperiencave nga vitet e kaluara, ndërsa ngriti pikëpyetje se sa ndikojnë programet ekonomike në tërheqjen e elektoratit në zgjedhje.
Nga ana e tij, ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, shpjegoi se si vende të ndryshme e kanë përdorur populizmin dhe nacionalizmin për të tërhequr investime të huaja. Nga ana e tyre ekspertët e huaj e quajtën rritjen e lëvizjeve populiste në botë si një kërcënim që prek edhe Shqipërinë dhe si sfidën më të madhe që duhet të përballen vendet sot.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.