Kërkesa botërore për energji nga qymyri/ IEA: Pritet në nivel rekord këtë vit edhe tjetrin, prej Kinës, Indisë dhe SHBA
Rritja e konsumit në Kinë, Indi dhe Shtetet e Bashkuara, mund ta çojë kërkesën për energji të gjeneruar nga qymyri në botë në nivel rekord të lartë këtë vit, duke cënuar përpjekjet për të shkurtuar emetimet e gazrave serë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Agjencia bëri të ditur se gjenerimi botëror i energjisë nga qymyri pritet të arrijë në 10,350 teraëatt-orë në vitin 2021, në rritje me 9%, nxitur nga rimëkëmbja e shpejtë ekonomike që ka rritur kërkesën për energji elektrike shumë më shpejtë se sa mund t’i bëjnë ballë burimet me nivel të ulët të karbonit.
Në total, kërkesa për qymyr, përfshirë nga industritë si çimento dhe çeliku, pritet të rritet me 6% këtë vit. Megjithatë, edhe pse nuk pritet të kalojë nivelin rekord të kosnumit të 2013 dhe 2014, mund të shënojë nivel të ri rekord në vitin e ardhshëm.
Ekzekutivi i agjencisë, Fatih Birol tha se rritja është një shenjë shqetësuese se sa larg është bota me përpjekjet për të ulur ndotjen drejt emetimeve zero. Kina është përgjegjëse për më shumë se gjysmën e gjenerimit të energjisë nga qymyri dhe pritet të ketë një rritje me 9% vjetore në 2021, sipas agjencisë.
Gjenerimi i Indisë projektohet të rritet me 12% këtë vit. Shkurtimi i qymyrit ka qenë një sfidë e madhe tek bisedimet e klimës në Glasgoë në muajin e kaluar, me shumë vende që ranë dakord të reduktojnë konsumin, për të frenuar rritjen e temperaturave botërore në pranë 1.5 gradë Celsius.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.