Kërkesa e Europës për gaz – Rusia do të vazhdojë të dominojë tregun pas rekordit në 2017

Rusia po përpiqet që të mbajë eksportet e gazit drejt Europës në nivele rekord për 2018-ën.
Gjiganti i gazit i kontrolluar nga shteti, Gazprom, planifikon të eksportojë një minimum prej 180 miliardë metra kub vitin që vjen, deklaron zv/drejtori ekzekutiv Alexaner Medvedev.
Ky volum do të ishte niveli i dytë më i madh i të gjitha kohërave, pas 190 miliardë metra kub që pritet të jetë shifra për këtë vit.
Gazprom përmbush më shumë se 1/3-ën e kërkesës europiane për gaz, që është tregu më fitimprurës i Rusisë dhe që gjeneron thuajse 37 miliardë dollarë të ardhura çdo vit. Lidhjet e forta tregtare me kompanitë e mbështetura nga Rusia, bëjnë kontrast me rritjen e tensioneve në frontin politik dhe ushtarak.
Ligjbërësit e Bashkimit Europian janë përpjekur që të diversifikojnë furnizimet e energjisë dhe kanë bërë thirrje për zgjerimin e porteve që të përballojnë dërgesat nga Shtetet e Bashkuara.
Gazprom ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për politizimin e interesave ekonomike në BE, nëpërmjet sanksioneve që kanë shenjëstruar projektet e tubacioneve. Kërkesa europiane për gazin rus pritet të rritet në vitin që vjen, ndërkohë që prodhimi i brendshëm projektohet të bjerë dhe çmimet e qymyrit pritet të rriten.
Medvedev tha se Europa mund të importojë më shumë gaz natyror të lëngshëm, ndërkohë që kërkesa tejkalon kapacitetin e furnizimit nëpërmjet tubacioneve.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.