Kërkesa për çelik në Evropë / Rimëkëmbet në fund të vitit 2020. Pritet në rritje me 12% këtë vit

Kërkesa për çelik në Bashkimin Evropian dhe Britani është rimëkëmbur me 3.3% me bazë vjetore në tremujorin e fundit 2020, që është rritja e parë tremujore në 12 muaj, pas humbjeve të mëdha gjatë pandemisë së koronavirusit, sipas mbikëqyrësve të industrisë. Kërkesa për çelik pritet të rritet me 11.7% këtë vit në 152 milionë ton, ndërkohë që ekonomia evropiane rimëkëmbjet dhe industritë si ajo e makinave pritet të fuqizohen prej heqjes së masave të karantinës. Kriza e Covid-19 ka goditur rëndë sektorin e çelikut në Evropë, që ka qenë në vështirësi edhe në 2019-n, veçanërisht në tek industria e makinave. Kërkesa ra me 24.4% në tremujorin e dytë të vitit të kaluar dhe me 10.4% në të tretin. Megjithatë, si sektori i makinave dhe ai i pajisjeve të brendshme janë rimëkëmbur së fundmi, sipas firmës së analizës së tregut Eurofer. Importet totale të çelikut në Bashkimin Evropian ranë me 18% në vitin e kaluar, ndërsa në 2 muajt e para të vitit 2021, importet e produkteve të përfunduara ranë me 1%. Projeksioni i vitit 2021 përfshin edhe Britaninë, që doli më datë 1 Janar 2020, por që qëndroi në tregun e përbashkët për pjesën e mbetur të vitit, pjesë e periudhës së tranzicionit.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.