Kërkoi ‘partneren e jetës’ për udhëtimin e tij në Hënë – Miliarderi japonez merr 20 mijë aplikime.
Aplikimet për tu bërë e dashura e miliarderit japonez Yusaku Maezawa kanë arritur në 20,000, pas kërkimit të tij për një “partnere jete” e cila do të marrë pjesë në udhëtimin e tij në Hënë.
Maezawa, i cili do të jetë pasagjeri i parë privat i Elon Musk në SpaceX, tashmë ka krijuar zhurmë në mediat sociale me një dhuratë prej 9 milion dollarësh për ndjekësit e tij në twitter.
Faqja e aplikimit përfshin tani një “test dashurie”, ku aplikantet e mundshme mund të provojnë përputhshmërinë e tyre me sipërmarrësin që shiti biznesin e tij të modës Zozo Inc në internet.
Kërkesa e Maezawa është kthyer në një show televiziv në Japoni i cili synon të gjenerojë trafik në mediat sociale dhe të synojë shikuesit e rinj që po fikin TV.
Maezawa besohet se ka një pasuri personale rreth 3 miliardë dollarësh, shumë prej të cilave ai shpenzon për artin. Ai u bë më i njohur gjerësisht jashtë vendit në fund të vitit të kaluar pasi u emërua si pasagjeri i parë privat që do të fluturoj rreth Hënës nga SpaceX, kompania në pronësi të një tjetër miliarderi të famshëm, Elon Musk. Çmimi që Maezawa pranoi të paguante për biletën e tij në hapësirë nuk është bërë i ditur, por sipas Musk ishin “shumë para”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.