Kërkoni një punë? – Postimet e punës tashmë do të shfaqen edhe në Google

Google filloi të shfaqë njoftime pune në rezultatet e kërkimit nga site si Monster dhe Linkedin.
Në SHBA kur një përdorues kërkon në Google “punë pranë meje” apo diçka të ngjashme, do t’i shfaqen postime pune nga faqe të ndryshme.
Përdoruesit do të kenë mundësinë të filtrojnë punët sipas një numri të madh kriteresh. Gjithashtu do të ketë vlerësime dhe komente të punëdhënësit nga faqe të besuara pranë përshkrimit të rolit.
Nëse jeni të regjistruar në Google gjithashtu do të mund të shikoni se sa larg shtëpisë e keni këtë punë.
“Me këtë eksperiencë të re, ne kemi për qëllim lidhjen e amerikanëve me mundësitë e punës në të gjithë SHBA-në, prandaj pa marrë parasysh se kush jeni ose çfarë lloj pune kërkoni, ju mund të gjeni postimet e punës që përputhen me nevojat tuaja,” shkruan në një postim në blog Nick Zakrasek Menaxher në Google.
Google ka ndërtuar gjithashtu një tipar njoftimi i cili dërgon njoftime kur postohet një punë e re. Kjo proces ndodh nga një makineri e cila i përket inteligjencës artificiale pasi arrin të mbledhë, kategorizojë dhe të shfaqë të gjitha postimet për vende pune nga site të ndryshme.
LinkedIn, Monster, WayUp, DirectEmployers, CareerBuilder, Glassdoor dhe Facebook, janë disa prej partnerëve që Google po punon për këtë projekt.
Gjigandi i kërkimit ka dërguar edhe udhëzime që lejojnë organizatat të sigurohen që vendet e tyre të punës të dalin në Google.
Rezultatet e reja të kërkimit janë pjesë e iniciativës “ Google for Jobs” në kompaninë e cila synon të përputhë punëkërkuesit me punëdhënësit.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.