KESH rikonstrukton 30.7 km të rrugës Vau i Dejës –Koman – Investimi i parë i kësaj natyre nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar se do të rikonstruktojë 30.7 km të rrugës Vau i Dejës –Koman, i cili është investimi i parë i kësaj natyre që do të realizohet nga KESH.
“Përmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës dhe banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik të zonës”, është shprehur Benet Beci, Administratori i Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.
“Bashkëbisedimi që pata me specialistë, banorë e drejtues lokalë, ashtu si edhe informimi i publikut për vijueshmërinë e këtij projekti janë pjesë e përgjegjësisë së Korporatës për të qenë më pranë komunitetit. Të hënën, datë 8 shkurt 2021, do të bëhet shpallja e garës për kompaninë zbatuese të projektit” tha Beci.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.