KESH rrit prodhimin e energjisë – 80 000 MWh më shumë se mesatarja historike, plotëson gjithë nevojat
Gjatë muajit gusht , Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do te prodhoje rreth 470,000 MWh energji apo rreth 80,000 MWh më shume se prodhimi maksimal historik për këtë muaj. Sipas të dhënave të Korporatës, aktualisht Liqeni i Fierzës është në kuotën 286.4 m apo rreth 7 m më lart se niveli mesatar i shfrytëzimit shumëvjeçar për muajin Gusht. Ndërkohë që, prurjet rezultojnë rreth 70 m3/sek apo disa herë më të larta se prurjet mesatare shumëvjeçare, që për gushtin është 46 m3/sek.
Sikurse për 7 muajt e parë te vitit 2018, edhe gjatë këtij muaji , KESH po prodhon për te mbuluar plotësisht nevojat e vendit për energji, ku përfshihen nevojat e OSHEE për konsumatorët fundorë dhe humbjet ne rrjet si dhe nevojat e OST për humbjet ne rrjetin e transmetimit dhe shërbimet ndihmese për sigurinë e sistemit elektroenergjitik. Gjate muajit Korrik, KESH prodhoi 427,000 MWh energji ose 79% me shume se prodhimi mesatar shumëvjeçar për këtë muaj, duke regjistruar kështu nivelin e prodhimit maksimal mujor për muajin Korrik.
Ndërkaq, sipas parashikimit te prurjeve dhe prodhimi si dhe në sajë të mirëmenaxhimit të bazuar në regjime racionale shfrytëzimit të ndjekura nga Korporata, niveli i liqenit te Fierzës ne fillim te Shtatorit parashikohet te jete rreth 283 m ndërkohë që niveli mesatar shumëvjeçar ne fillim te muajit Shtator rezulton rreth 276 m, pra rreth 7 m me lart.
Edhe për muajin Shtator 2018, KESH parashikon të prodhojë për të mbuluar plotësisht, për të nëntin muaj radhazi, nevojat e OSHEE-së dhe OST-se. Aktualisht, rezerva energjetike e KESH është rreth 986 GWh, çka do të thotë se është e mjaftueshme për të garantuar plotësimin e kërkesës se klientëve tariforë për gjithë pjesën e mbetur te vitit.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.