Këshilli Bashkiak – Veliaj: I hapim rrugë kredive të buta për strehim

Kreditë e buta për strehim, fondi i komuniteteve, një bibliotekë e re për qytetin nën emrin e “Musine Kokalarit”, bursat e studentëve, ishin disa nga vendimet në axhendën e Këshillit Bashkiak në mbledhjen e fundit të mbajtur këtë të hënë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se vendimi më i rëndësishëm dhe me impakt social është ai i kredive të buta.
Në fjalën e tij para këshillit, Veliaj solli në vëmendje punë e bërë gjatë vitit 2016, duke vënë theksin tek plani urbanistik i qytetit.
Për vitin 2017, ai u shpreh se do të jetë në dispozicion buxheti më i madh i parashikuar ndonjëherë për të zbatuar projekte të rëndësishme në infrastrukturë, ndërhyrje në blloqe urbane, pylli orbital që ka nisur konkretizimin apo shkolla e çerdhe të reja.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.