Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: 700 mln euro nga mbyllja e basteve do të shkojnë për konsumin familjar
Rreth 700 milionë euro nga mbyllja e basteve do të shkojnë për konsumin racional të familjeve, deklaroi kryeministri Rama në Këshillin Ekonomik Kombëtar, ku deklaroi se përfitues do të jenë edhe prodhuesit e qumështit, të cilët do të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese për konsum familjar.
“Më ndalimin e basteve prodhuesit e qumështit, dhe të gjithë të tjerët, duhet të konsiderojnë faktin që kalkulojmë një mesatare, që mund të jetë pak më e lartë apo më e ulët prej 700 milion eurosh, që do shkojnë nga lumi deh llumi i basteve në konsumin racional të familjeve. Do të ketë shumë më tepër kapacitet për konsum për familjarë, dhe do të shikoni edhe ju përftimin tuaj. Po në radhë është përfitimi i grave, i nënave, i prindërve”.
Duke diskutuar për projektbuxhetin 2019, kreu u qeverisë deklaroi se të ardhurat e parashikuara do të mbështesin një numër apo masa të rëndësishme sociale.
Buxheti 2019 është buxheti i 6 që aprovohet nga qeveria socialiste.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.