Këshilli i Investimeve, Ekonomi në Londër: Investitorët të ngrenë problemet

Investitorët duhet që të jenë të hapur dhe të qartë për problemet që hasin gjatë operimit në Shqipëri.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi u shpreh se kjo është sfida me të cilën duhet të përballen si qeveria dhe biznesi për të pasur sukses. Një platformë e rëndësishme që e mundëson këtë është edhe Këshilli i Investimeve.
“BERZH po mbështet Sekretariatin e Këshillit të Investimeve dhe po vjen me një eksperiencë të ngjashme me vendet e tjera të rajonit apo më gjerë dhe kjo ka shërbyer si model për mënyrën sesi funksionon edhe Këshilli i Investimeve. Sekretariati është fokusuar në dy drejtime duke mbledhur ankesat e biznesit, hetimin e tyre, duke bërë kërkimet e nevojshme, si dhe duke propozuar disa zgjidhje. Mendojmë që kjo praktikë duhet të jetë edhe në vazhdim. Por zgjidhja e shpejtë e problemeve në këndvështrimin tim lidhet edhe me aspekte të tjera ku e para është sesa mirë e artikulon problemin, dhe e dyta sesa mirë arrin ta prezantosh atë tek personat që kanë mundësi të marrin një vendim. Kurse sfida e tretë sesa mirë mund të konceptosh problemin që të tjerët të të dëgjojnë”, tha Ekonomi
Deklaratat ministrja i bëri nga Londra ku mori pjesë në konferencën e BERZH lidhur me rolin e Këshillit të Investimeve, një projekt që po asistohet nga kjo bankë që prej vitit 2015.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.