Këshilli i Ministrave merr vendimin / Qeveria shtyn me 30 Qershor afatin e regjistrimit të pronarit përfitues
Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave miratoi projektaktin normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarit përfitues”.
Sipas njoftimit, me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore të parashikuar në ligjin për regjistrin e pronarit përfitues, si dhe për të realizuar një proces sa më efiçent dhe gjithëpërfshirës, duke konsideruar që afati i përmbushjes së këtij detyrimi deri më 31 Mars nuk ishte i mjaftueshëm, u konsideruan arsyet e nevojshme për zgjatjen e afatit.
Kjo zgjatje u jep mundësinë biznesit që të plotësojnë këto detyrime brenda afatit të parashikuar në këtë Akt, si dhe u jep mundësi të bëhet pjesë e këtij procesi.
Në kushtet e reja, afati për përmbushjen e detyrimit ligjor nga subjektet raportuese të zgjatet deri më 30.06.2021.
“Me ndryshimet e këtij projektakti normativ, në përgjigje dhe të kërkesave të biznesit, është vlerësuar që në rastin e ndryshimeve të të dhënave të pronarëve përfitues të subjekteve raportuese, ky regjistrim të bëhet brenda 90 ditëve nga data e ndodhjes së ndryshimit faktik.”, mbyllet njoftimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.