Këshilli Mbikëqyrës zhvillon mbledhjen e radhës. Merr dy vendime të rëndësishme
Banka e Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e radhës të Këshillit Mbikëqyrës ku ka marrë disa vendime të rëndësishme.
E para ishte Miratimi i Deklaratës dhe Raportit të Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë 2020.
« Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020, veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Ndërmjetësimi financiar vijoi me ritme të mira, cilësia e kredisë u ruajt në nivele të pranueshme, depozitat u rritën në mënyrë të ndjeshme dhe treguesit e tjerë të qëndrueshmërisë financiare mbetën në nivele të përshtatshme. ME asat publike në fushën fiskale, monetare dhe prudenciale, ndihmuan në ecurinë e kreditimit, zbutën goditjen e pandemisë dhe ndihmuan në kontrollin e rreziqeve. Megjithë pritjet për një ecuri më të qëndrueshme drejt daljes nga pandemia, pasiguritë mbeten të konsiderueshme. «
Ndërsa vendimi i dytë që Këshilli mori ishte miratimi i rregullores “Për njohjen kontraktuale të kompetencave të zhvlerësimit dhe konvertimit”.
Rregullore kjo e cila do të ndihmojë me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia e Covid-19 dhe në zbatim të dispozitave “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në Banka në Republikën e Shqipërisë”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.