Këshilltari i Trumpit deri në fund të gushtit në Prishtinë dhe Beograd? Pikëpyetje për taksën 100 %
John Bolton, këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump mund të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në fund të gushtit, ndoshta në fillim të shtatorit. Klan Kosova citon gazetën serbe “Blic” që thekson në artikullin e saj se njëkohësisht, Amerika do të fillojë një ofensivë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, domethënë rifillimin e dialogut.
“Se a do të vijë deri tek kjo vizitë e nivelit të lartë varet nëse Prishtina e heq taksën prej 100 përqind për mallrat serbe, shkruan “Blic”, duke cituar burime diplomatike. Në përputhje me rrethanat, po vazhdon veprimtaria agresive diplomatike që do të çonte në heqjen e taksës” shkruhet në artikull.
“Nëse ka një garanci që taksa do të hiqet, ai do të vijë. Përndryshe, vizita e tij nuk do të ndodhë, sepse ai thjesht nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Meqenëse situata me taksën nuk është e sigurt për tani, vizita nuk është konfirmuar”, i ka thënë ky burim të përditshmes serbe.
Po ashtu theksohet se për shkak të gjithë kësaj, është mjaft e arsyeshme të priten presione të mëdha mbi autoritetet e Prishtinës për ta bërë të mundur vizitën.
Artikulli i plotë: https://klankosova.tv/keshilltari-i-trumpit-deri-ne-fund-te-gushtit-ne-prishtine-dhe-beograd/
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.