Këshilluesit e FDA mbështesin Moderna – Votojnë pro një doze të tretë për të moshuarit dhe ata në rrezik të lartë
Paneli i ekspertëve që këshillon Administratën e Barnave dhe Ushqimeve në SHBA, ka votuar unanimisht rekomandimin e dozave nxitëse të vaksinës së Moderna për amerikanët në moshë 65-vjeç e sipër, si dhe ata me rrezik të lartë nga sëmundja e ashpër. Nëse Agjencia nënshkruan dozat e treta të Moderna, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të bëjë rekomandime specifike për ata që do të marrin vaksinat.
Komisioni i Agjencisë së Barnave u takua këtë javë për të konsideruar dozat shtesë të vaksinës së Moderna dhe do të vlerësojë nëse do bëjë një rekomandim të ngjashëm për vaksinën e Johnson & Johnson. Votimi për mbështetjen e moderna rezultoi me 19 pro dhe 0 kundër. “Vetë të dhënat nuk ishin të forta, por me siguri po shkojnë në një drejtim që janë mbështetëse për votën” – tha patrick Moore i universitetit të Pitssburgut, qe votoi në favor të dozës së tretë të Moderna.
Aksionet e kompanisë u rritën me 3% në 330 dollarë për aksion pas votimit. Administrata e Barnave bëri të ditur se të dhënat për Moderna treguan se dozat nxitëse rrisin antitrupat mbrojtëse. Por agjencia shtoi diferenca e nivelit të antitrupave para dhe pas dozës nuk ishte e madhe mjaftueshëm sipas një treguesi të specifikuar nga shkencëtarët. Moderna po synon autorizimin e një doze nxitëse që përmban 50 mikrogram të vaksinës, që është gjysma e një doze të rregullt, por më e madhe se ajo e Pfizer, që ka 30 mikrogram. Doza e tretë do jepet tek njerëzit me të paktën 6 muaj nga regjimi fillestar me 2 doza.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.