Këstet e kredive/ Rama njofton marrëveshjen: Zgjidhja për bizneset që sot
Kryeministri vendit ka njoftuar se lidhur me ankesat e dërguara nga qytetarët të cilët kanë hasur vështirësitë nëpër banka për këstet e kredive të biznesit që gjendet në krizën e krijuar nga situata e COVID-19, zgjidhja do të jepet sot.
“Sapo kam folur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të cilin do ta firmosim sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat.
Rrini të qetë dhe bëni durim, Italia masat ekonomike i mori pas një muaji, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë, ndërsa ne do t’i kemi gati këtë javë! Kurse biznesi që ka hallin e kësteve me bankat, do ta ketë zgjidhjen sot!” u shpreh Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.