Këto 8 gjëra nuk duhet t’i përfshini kurrë në CV tuaj kur aplikoni për punë

Menaxherët e punësimit marrin një mesatare prej 75 CV në konsideratë për një pozicion pune. Nëse doni të kaloni atë provë, ju duhet të keni disa kualifikime solide dhe një CV sa më të përsosur për të nxjerrë në pah aftësitë tuaja. Janë disa gjëra të cilat nuk duhet t’i përfshini kurrë në CV tuaj, hidhini një sy listës së mëposhtme.
- Përvojat e punës jo të përshtatshme
Ju mund të keni qenë mjeshtër për të bërë kafen, dhe këtë punë e keni bërë kur keni qenë student. Sigurohuni që mos ta shënoni në CV tuaj pasi edhe puna juaj që keni bërë më parë duhet të përshtatet disi me punën që po aplikoni.
- Hobin juaj
Askujt nuk i intereson. Nëse nuk është e rëndësishme për punën që ju po aplikoni, kjo është një humbje e hapësirës dhe një humbje kohe për kompaninë.
- Mos e mbushni tekstin plot
Përpiquni që CV tuaj të mos e mbushni plot e përplot duke shkruar. Shkruani qartë dhe shkurt, duke u përpjekur të lini dhe hapësira boshe në faqen e parë.
- Referencat
Nëse punëdhënësit tuaj duan të flasin për referencat tuaja ata mund t’ju pyesin vetë. Nëse shkruan “referencat sipas kërkesës” në pjesën e poshtme të CV-së tënde, thjesht po harxhoni kohë.
- Kujdesin cilën vetë përdorni
Mos shkruaj CV-në tuaj në vetën e tretë ose të parë. Është e kuptueshme që çdo gjë në CV tuaj është për ju dhe për përvojat tuaja.
- Mos përdorni kohën e tashme për punën që ju keni kaluar më parë
Asnjëherë mos e përshkruani përvojën e kaluar të punës duke përdorur kohën e tashme. Vetëm puna juaj e tanishme duhet të shkruhet në kohën e tashme, e shkuara është e shkuar.
- Emrin e shefit tuaj
Përpiquni të mos shkruani emrin e shefit tuaj në CV nëse nuk jeni në rregull me punëdhënësin tuaj potencial. Ju mund të shkruani emrin e shefit tuaj vetëm kur ai mund të jetë shumë njeri i rëndësishëm ose tepër mbresëlënës.
- Mendime, jo fakte
Mos u mundoni të shisni veten duke përdorur të gjitha llojet e fjalëve subjektive për të përshkruar veten. “Unë jam një komunikues i shkëlqyer” ose “shumë i organizuar dhe i motivuar” janë mendime për veten dhe jo domosdoshmërish të vërteta.
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.