Këto janë 5 qytetet ‘parajsë’ për emigrantët

Sipas një studimi të ri të HSBC, SHBA-ja ose Mbretëria e Bashkuar mund të jenë vendet ideale për të ngritur karrierën tuaj në një tjetër nivel.
Ky studim u bazua në përgjigjet e 27,587 personave në mbarë globin dhe merr parasysh faktorë të tillë si kostoja e jetesës dhe paga mesatare. Paga mesatare botërore llogaritet 99,903 dollarë, por jo vetëm ky fakt është përcaktues për “parajsën” e emigrantëve.
Këto janë 5 qytetet më të mira për mundësitë e punësimit të emigrantëve:
- Birmingham
Të ardhurat mesatare të emigrantëve: 61,950$
Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar, po përjeton një periudhë rigjenerimi në vitet e fundit, inkurajuar nga politikat e qeverisë britanike për të zhvilluar biznesin jashtë kryeqytetit të vendit.
Megjithëse emigrantët që punojnë në Birmingham fitojnë shumë më pak se mesatarja globale, më shumë se gjysma (51 për qind), vlerësuan koston e përballueshme të jetesës së qytetit, duke thënë se ata gëzojnë një nivel më të lartë të të ardhurave sesa në qytetin e tyre.
- Dublin
Të ardhurat mesatare të emigrantëve: 91,419$
Kryeqyteti irlandez, Dublin, zë vendin e katërt në listë. Si seli evropiane e zyrave qendrore të kompanive të mëdha si Google dhe Facebook, Dublini është bërë një qendër teknologjike, duke llogaritur proporcionin më të lartë të emigrantëve që punojnë në teknologji (39 për qind).
Ndërsa Dublini është i njohur për koston e lartë të jetesës, emigrantët vlerësuan tablonë shoqërore të qytetit. Dy të tretat e të rinjve që jetojnë në kryeqytet thanë se balanca punë-jetë është përmirësuar që kur janë shpërngulur atje.
- New York
Të ardhurat mesatare të emigrantëve: 182,240$
Shtëpia e Wall Street, qendra financiare e New York-ut, e bën atë një vend tërheqës për bankierët dhe profesionistët e tjerë të financave.
Megjithëse të ardhurat e emigrantëve në Nju Jork janë ndër më të lartat në botë, të anketuarit vunë në dukje se këto janë në dëm të shëndetit fizik. Vetëm 40 për qind e të rinjve thanë se ishin bërë më aktive në New York sesa ishin në qytetin e tyre.
- Londër
Të ardhurat mesatare të emigrantëve: 107,836$
Pavarësisht nga shqetësimet rreth ndikimit të ‘Brexit’ në ekonominë e U.K., Londra u rendit vendi i dytë për mundësitë e punësimit të emigrantëve. Gati gjysma (49 për qind) citonin mundësi të shkëlqyera pune në kryeqytetin britanik.
Paga mesatare e të huajve është pothuajse 10 për qind mbi mesataren globale, e cila është veçanërisht mbresëlënëse, duke qenë se qyteti ka përqindjen e dytë më të lartë të emigrantëve (52 për qind). Megjithatë, qyteti ende kritikohet për koston e lartë të jetesës.
- San Francisco
Të ardhurat mesatare të emigrantëve: 207,227$
Me një ekonomi në rritje dhe një pozitë udhëheqëse në botën e teknologjisë, San Francisco siguroi pozicionin kryesor këtë vit. Shumica e të riatdhesuarve në San Francisko (57 për qind) e vlerësuan qytetin si mundësi fantastike për punësim.
Megjithëse qyteti ka një kosto të lartë të jetesës, ai është gjithashtu ‘shtëpia’ e pagës mesatare të dytë më të lartë në botë dhe shumë të anketuar thonë se kanë një shtëpi dhe makinë më të mirë në San Francisco sesa në qytetin e tyre
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.