Këto janë mallrat e luksit nga të cilat njerëzit nuk munden të heqin dorë

Ekzistojnë disa gjëra të cilat pavarësisht se konsiderohen si luks dhe padyshim që njerëzit mund të jetojnë pa to janë shndërruar tashmë dashur, padashur në të domosdoshme.
Duke filluar që nga Wi-fi, udhëtimet dhe platforma si Netflix e duke përfunduar te peshqirat e butë dhe të bukur.
Një sondazh i kohëve të fundit në SHBA, i cili pyeti më shumë se 1000 njerëz se kë nga lukset mund të eliminonin dhe kë prej tyre nuk do të mundeshin dot, ka nxjerrë këto rezultate
Mund të bëjnë edhe pa to | Mund të heqin dorë me vështirësi shumë të madhe | Nuk mund të jetojnë pa to |
Udhëtime | Netflix | Internet |
Koncerte | Kafe | Smartphone |
Dëgjimi i muzikës | Ngrënia nëpër restorante | |
Cigare | Palestër | |
Alkol | Përkujdesje për fëmijët |
Çuditërisht gjëja e parë që njerëzit ishin të gatshëm të hiqnin dorë ishte një peshqir I bukur por kur bëhej fjalë për udhëtimet, Netflixin apo kafen vendimet sa vinin e bëheshin më të vështira.
Fillimisht njerëzit kategorizuan smartphonin e tyre dhe wirelessin si dy sende që kategorinë e sendeve që duhet t’i kenë.
Ndërkohë kur bëhej fjalë për shëndetin dhe mirëqenien njerëzit zgjidhnin një ushqim të ngrënë jashtë në një restorant se sa shkuarjen në palestër.
Por kur pyetja ishte e prerë dhe i detyronte ata të zgjidhnin diçka pa të cilën nuk do të jetonin dot përgjigja ishte padyshim internet dhe smartphone.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.