Këto janë qytetet më të shtrenjta në botë
Jeni duke kërkuar për një ushqim të mirë dhe të lirë? Gjeneva është qyteti që duhet shmangur pasi ka ushqimin dhe jetesën më të shtrenjtë. Qyteti Zviceran është më i shtrenjti në botë për ushqim, sipas raportit të çmimeve dhe fitimeve të UBS Group AG për vitin 2018, për sa i përket sondazhit i cili rendit çmimet e qytetit global, duke pasur nivelet më të larta, fuqinë blerëse dhe kohën e punës për të blerë mallra të përbashkët.
Ndërkohë që shpenzimet e ushqimit në Gjenevë mund t’ju vrasin, banorët e saj kanë nivelet më të larta të fitimit në mes të 77 qyteteve të anketuara nga UBS. Lokaliteti francez – folës shërben si një qendër për bankierët privatë, tregtarët e mallrave dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuar, Bankën Botërore dhe Kryqin e Kuq. Zyrihu, shtëpia e Gjerman – folësve në UBS Group AG dhe Credit Suisse Group AG, renditet e dyta për sa i përket fitimit të niveleve dhe në përgjithësi ishte qyteti më i shtrenjtë në botë.
Kjo ndodh kryesisht për shkak të çmimeve të shërbime siç mund të jenë: sallonet e parukerive, ndihma shtëpiake dhe pastrimi, të cilët janë mesatarisht 20 për qind më të larta se në Gjenevë, sipas raportit. Ndërsa, pajisjet elektronike si smartfonët, televizorët dhe laptopët kushtojnë mesatarisht 16 për qind më shumë në Zyrih, krahasuar me Gjenevën, sipas këtij raporti. Ky konkluzion nënvizon pasurinë dhe cilësinë e jetesës për një kohë të gjatë e të lumtur nga tetë milion banorët e Zvicrës, për shkak të pagave të larta, monedhës së fortë, qeverisë së qëndrueshme, infrastrukturës së fortë dhe transportit publik.
Të ardhurat bruto të Zyrihut janë rritur më shumë më vitin 2006. Ndërsa, të ardhurat më të ranguara të Gjenevës ishin të katërtat më të larta në vitin 2006 dhe të dytët më të lartë në 2015, tha UBS. Nivelet e fitimit të Gjenevës ishin më të lartat se Zyrihu, sepse disa profesione, të tilla si kuzhinierët dhe mësuesit, fitojnë më shumë në qytetin e Kalvinit, tha UBS.
Los Anxhelos, vendi i industrisë argëtuese globale, erdhi e katërta në nivelet e fitimit. L.A. kryesonte renditjen për blerjen e fuqisë me Zyrihun, ndërsa Miami erdhi e treta. Raporti tregoi se punëtori mesatar në Zyrih duhej të punonte 38.2 orë për të fituar sa duhet në rast se duhet të blejë një iPhone Apple. Ndërsa, një punëtor mesatar në Johanesburg duhet të punojë 291.9 orë për të fituar sa duhet për të blerë të njëjtin smartphone.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.