Këto mace nuk janë reale, por të punuara me dorë nga një artiste japoneze

Përmes materialeve shumë të thjeshta si leshi, artistja japoneze Wakuneco arrin të realizojë portrete mahnitëse të maceve, të cilat ngjajnë shumë të ngjashme me realitetin.
Ajo përdor lesh të ngjyrave të ndryshme dhe krijon këto portrete 3 dimensionale duke përdorur teknika të qepjes me gjilpërë. Në profilin e saj në Instagram, artistja ndan me publikun punën e saj.
Për të realizuar një portret, asaj i duhet një punë shumë e gjatë dhe delikate, rreth 1 muaj, por rezultatet janë vërtetë mbresëlënëse.
Për të arritur një pamje sa më natyrore, ajo përdor foto të maceve të vërteta. Ajo pranon edhe porosi nga pronarët e maceve që duan një portret të mikut të tyre më të mirë, megjithëse në sasi të limituara, për shkak të kohës që i nevojitet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.