Kina administron 1 miliard doza / Shifër rekord në fushatën e vaksinimit ndaj Covid
Kina ka administruar mbi 1 miliardë doza të vaksinës së Covid, çka përbën një arritje në një nga fushatat më të mëdha të imunizimit në botë. Deri në nisje të Javës, 1,010,489,000 doza janë administruar tek njerëzit në Kinë, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit. Mbi 100 milionë doza u dhanë vetëm në javën që kaloi. Është ende e paqartë se sa njerëz janë vaksinuar me regjimin e plotë me 2 doza, ndërkohë që qeveria nuk i publikon këto shifra. Megjithatë, Zhong Nanshan, një nga ekspertët kryesor të shëndetësisë, tha në muajin Mars se vendi synon të vaksinojë 40% të popullsisë me 2 doza deri në fund të Qershorit. Pas shfaqjes së koronavirusit në Kinë vitin e kaluar, autoritetet u përpoqën ta kontrollojnë shpejtë dhe i’a dolën me sukses, duke rihapur ekonominë dhe rikthyer jetesën normale më vonë. Një arsye në nisjen e ngadaltë të vaksinimit në Kinë më herët gjatë vitit ishte se njerëzit nuk e shihnin me urgjencë marrjen e vaksinave. Megjithatë, fushata mori vrull që prej atëherë. Iu deshëm vetëm 25 ditë Kinës që të kalojë nga 100 milionë doza në 200 milionë dhe vetëm 6 ditë që të ngjitet nga 800 milionë në 900 milionë, sipas mediave shtetërore. Megjithatë, vatra të tjera të koronavirusit janë shfaqur në vend gjatë vitit të kaluar. Qer prej fundit të muajit Maj, Guangzhou në jug të Kinës, ka luftuar me variantin delta, që u shfaq për herë të parë në Indi. Qyteti raportoi zero raste të transmetuara në mënyrë lokale ditën e Diel, pas testimeve në masë dhe karantinës.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.