Kina aprovon vaksinën anti-Covid për ushtrinë e saj – Vaksina miratohet dhe në Kanada

Ushtria e Kinës ka marrë dritën e gjelbër për të përdorur një vaksinë anti COVID-19 të zhvilluar nga njësia e saj kërkimore dhe CanSino Biologics, pasi provat klinike vërtetuan se ajo ishte e sigurt për përdorim, tha kompania të hënën.
Ad5-nCoV është një nga tetë kandidatët e Kinës për vaksina, të aprovuara për përdorime njerëzore brenda dhe jashtë vendit. Vaksina gjithashtu fitoi miratimin për testim njerëzor në Kanada.
“Ad5-nCoV aktualisht është i kufizuar vetëm në përdorim ushtarak dhe përdorimi i tij nuk mund të zgjerohet në një gamë më të gjerë vaksinimesh pa miratimin e Departamentit të Mbështetjes Logjistike,” tha CanSino.
CanSino nuk pranoi të zbulojë nëse përdori9mi i vaksinës është e detyrueshme, duke u justifikuar me ‘sekrete tregtare’, zbuloi një email për Reuters.
D.B – SCAN
Burimi: Reuters
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.