Kina bën hapin e madh, pranon pilulën anticovid të SHBA! Por vaksinat e huaja nuk i ka pranuar ende

Kina i ka hapur rrugë përdorimit të kushtëzuar të pilulës anti-covid “Paxlovid” të grupit amerikan Pfizer.
Kjo është njoftuar nga agjencia kombëtare e barnave. Vendimi ka ardhur pikërisht në ditët kur Pekini po zhvillon olimpiadat dimërore dhe në një kohë kur vendi po përballet me vatra të vogla infektimesh. Autoritetet kineze nuk kanë autorizuar ende asnjë vaksinë të huaj kundër Covid-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.