Kina diversifikon rezervat valutore – Mohon raportin e Bloomberg për ndalimin e blerjes së borxhit të SHBA
Kina po diversifikon rezervat në valutë në mënyrë që të mbrojë vlerën e tyre, sipas një deklarate të rregullatorit të këmbimit valutor në vend. Zyrtarët deklaruan gjithashtu se një raportim mediatik se qeveria do të ndalojë apo ulë blerjet e borxhit amerikan, mund të mos jenë të vërteta.
Agjencia mediatike Bloomberg, raportoi ditën e Mërkurë se zyrtarët kinezë kanë rekomanduar ngadalësimin apo ndalimin e blerjes së titujve amerikanë të thesarit, për shkak të mos-tërheqjes pre tyre si dhe prej rritjes së tensioneve tregtare mes dy vendeve.
Kjo solli shqetësime te investitorët se luhatjet në zotërimet masive të borxhit amerikan nga Kina, do të shkaktonin një shitje nën panik të borxhit dhe kapitaleve në mbarë botën.
Raporti i çoi interesat e borxhit 10-vjeçar në rritje dhe dollarin në rënie. “Lajmi mund të citojë një burim të gabuar të informacionit, apo të jetë i rremë”, deklaroi Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor në Kinë.
Kina ka diversifikuar rezervat në valutë të huaj për të mbështetur “sigurinë e përgjithshme të aktiveve dhe rritur vlerën e tyre”, shtoi Agjencia. Investimet në titujt amerikan të borxhit përbëjnë një aktivitet të shënjestruar, me investimet që janë të manaxhuara profesionalisht sipas kushteve të tregut dhe nevojave për investim.
Rezervat në valutë të huaj të Kinës, që janë më të mëdhatë në botë, u rritën me 129.4 miliardë dollarë në 2017-ën, në një total prej 3.14 trilionë, ndërkohë që rregullatorët e ashpër dhe juani i fortë kanë dekurajuar daljen e kapitalit.
Zotërimi i borxhit të qeverisë amerikane nga Kina u rrit me 131 miliardë dollarë në 10 muajt e parë të 2017-ës, duke arritur 1.19 trilionë dollarë, që zë vendin e parë në të gjithë botën, duke i lënë vendin e dytë Japonisë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.