Kina do të hapë më tej tregun – Qeveria premton rritjen e aksesit në sektorin gjigant financiar
Kryeministri kinez, Li Keqiang, tha se vendi i tij do të zgjerojë aksesin në treg për bankat e huaja dhe kompanitë e sigurimeve, veçanërisht në sektorin e shërbimeve financiare.
Deklarata është bërë përpara se zyrtarët amerikanë të mbërrijnë në Pekin për bisedimet tregtare. Li tha se qeveria do të zbatojë gjithashtu politika më të favorshme për investitorët e huaj që tregtojnë titujt kinezë të borxhit.
“Do shpejtojmë hapjen e plotë të tregut ndaj investitorëve të huaj në banking, letra me vlerë dhe sektorin e sigurimit”, tha ai. Komentet e Li shtojnë spekulimet se Kina pritet të lajmërojë së shpejti rregulla të reja që do të lejojnë bankat e huaja dhe firmat e sigurimit që të shtojnë prezencën në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Vitin e kaluar, Kina premtoi ta bëjë më transparent tregun gjigant financiar ndaj investitorëve të huaj, prej presioneve të luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Bizneset e huaja janë ankuar prej kohësh se liberalizimi në Kinë ka qenë shumë i ngadaltë. Flitet se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë bërë progres në të gjitha fushat që kanë diskutuar, kryesisht mbi transferimin e detyruar të teknologjisë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.